Transmetuar më 07-11-2019, 11:51

Protestuesit e Astirit vijojnë rezistencën ndaj punonjësve të IKMT-së.

Paraditen e sotme një grup banorësh të pajisur me hynj kanë dhunuar punonjësit e IKMT-së, të cilët kishin shkuar për të prishur disa objekte.

Në njoftimin zyrtar të IKMT-së, bëhet e ditur se punonjësi i plagosur është shtetasi me inciale A.B., 50 vjeç.

Ai është goditur me mjete të forta nga banorët duke i shkaktuar frakturë të fortë në kokë dhe në duar. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak për të marrë mjekimin e duhur.

IKMT i bën thirrje organeve përkatëse të marrin masat e menjëhershme për vënien para përgjegjësisë së autorëve.

Po ashtu IKMT u bën thirrje banorëve dhe qytetarëve, se punonjesit e saj janë në shërbim të ligjit dhe komunitetit dhe nuk do të tërhiqen për nga detyrat e tyre.