Transmetuar më 07-11-2019, 11:57

Ambasada e Shteteve të Bashkuara reagon lidhur gjithë ata shqiptarë që duan të bashkohen me partnerin apo partneren.

Nëpërmjet një njoftimi të ditës së sotme thuhet se “Ka shumë mundësi për ju që të ribashkoheni me partnerin tuaj në Amerikë.

Zgjidhni se cila nga to është më e mira për ju. Nëse keni paqartësi, më pyesni. Pyet Anen”.

Më tej nëpërmjet një skice sqarohet se mundësia për të marrë vizë fejese apo martese është më e shpejtë, por ka më shumë procedura kur hyhet në SHBA.

Për çiftet e fejuara koha e përafërt e udhëtimit është 9 muaj, ndërsa për çiftet e martuara është 18 muaj. /a.y/noa.al/