Transmetuar më 07-11-2019, 12:25

Moti i keq ka shkaktuar një sërë dëmesh në zona të ndryshme të vendit. Sipas raportimeve nga vetë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dëme janë regjistruar në Tiranë dhe Shkodër.

Dëmtimet kanë qenë kryesisht në linjat e nivelit TM/TU, kryesisht në zonat rurale.

Për shkak të motit me reshje të dendura dhe me erë të fortë janë rrëzuar shtylla të tensionit të mesëm, pjesë e fiderit 143 i nënstacionit të Valiasit.

Avari është shfaqur gjithashtu në zonën Brukës-Rinas.

Grupet e avarisë, Njësia 3 në Shkodër ndodhen në terren për të rikuperuar linjat e prekura dhe normalizimin e situatës.

Ndërkohë ndërhyrjet vijojnë në të gjitha zonat, ndonëse moti i keq vijon me reshje dhe furtunë.