Transmetuar më 07-11-2019, 12:26

Dy mësues akuzohen për përdhunimin e një adoleshenteje të verbër.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në shkollën Ambaji, Indi dhe zgjati për një periudhë rreth 2 muaj.

Të akuzuarit janë Chaman Thakor, 62 vjeç dhe Jayanti Thakor, 30 vjeç, të cilët janë ende në arrati. Të dy përdhunuan 15-vjeçaren në dhomën e shkollës së muzikës.

Akuzat erdhën pasi familja nisi dyshimet përse vajza nuk donte të kthehej më në shkollë pas pushimeve të muajit të verës.

Vajza vendosi të fliste me tezen duke i shpjeguar se është përdhunuar vazhdimisht nga dy mësuesit e saj. Pas kësaj, ajo bëri denoncimin në polici dhe që prej asaj kohe, mësuesit ndodhen në arrati.