Transmetuar më 07-11-2019, 13:15

Kur vetëm një fotografi kompromenton karrierën! Piloti i një kompanie ajrore kineze “Air Guilin”, u pezullua përjetë nga pilotimi.

Kjo pasi u gjet fajtor për faktin që la një pasagjere që të hyjë në kabinën e pilotimit dhe la komandën për ti shkrepur një fotografi, gjatë kohës që avioni ishte në fluturim.

Pamjet bënë xhiron e rrjetit, pasi vajza shihet e ulur në kabinën e pilotimit të një avioni pasagjerësh, ndërkohë që shkruante “Shumë faleminderit kapitenit”.

Sipas kompanisë ajrore, episodi ka ndodhur në fillim të këtij viti në fluturimin GT101, i nisur nga Guilin në Yangzhou, të provincës së Jiangsu, në Kinë.

Kompania “Air Guilin”, deklaroi se kapiteni ka shkelur rregulloren dhe për këtë arsye u përjashtua përjetë nga pilotimi.

Ndërkohë gruaja në foto mund të ndëshkohet me 200 dollarë gjobë dhe 5 ditë burg. /a.y/noa.al/