Ky është tualeti i artë, përmban 40.815 diamante
Transmetuar më 07-11-2019, 13:54

Një kompani bizhuterish në Hong Kong, ekspozoi  në një ekspozitë në Kinë një tualet prej ari me 40.815 diamante.

Marka e bizhuterive "Corone", në pronësi të Aaron Shum Jeëelry Ltd  nxorri të hënën tualetin e arit, në ekspozitën e dytë të importit ndërkombëtar të Kinës, në Shanghai.

Tualeti është bërë kryesisht prej ari dhe gjithësej diamantet shkonin në 334.68 karat.

Coronet tha që tualeti është planifikuar të inspektohet nga "Guinness World Records", të mërkurën për të përcaktuar nëse kualifikohet për një rekord të ri.

Ky do të ishte rekordi i 10-të për Coronet, i cili më parë kapi tituj duke vënë shumë diamante në një orë.

Loading...
Loading...