Transmetuar më 07-11-2019, 14:24

Deputeti Lefter Maliqi ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama. Sipas Maliqit, kryeministri Rama po qeveris me banda dhe ai nuk ndahet dot nga kriminelët dhe për këtë arsye e ka mbushur edhe Kuvendin me kriminelë.

Ndërkohë Maliqi ka folur edhe në lidhje me nxjerrjen e Alvin Berishës nga kampi famë keq në Siri duke e quajtur si një ‘shfaqje’ që bën Rama. Më pas Maliqi është ndalur edhe tek atentati ndaj prokurorit Ndoja, duke i dalë në mbrojtje e duke thënë se sulmi ndaj tij u bë me indicie politike.

“Shpëtimi i Alvin Berishës është një Shoë. Kosova mori 110 veta nga Siria. Kemi para një kryeministër që mashtron. Premtoi 300 mijë vende punë sot kemi 1 milion shqiptarë të larguar. Vendi është në alarm kemi kryeministër që drejton gishtin ndaj prokurorëve që i quan kriminel. Mbi oficerët e policisë që që akuzojnë krimin dhe trafiqet. E quan horra e kriminel. I drejtohet Ndojit e quan bandit kriminel.

Me pas çon zv kryeministrin për të shantazhuar prokurorin, për arrestimin e ish drejtorit të Kadastrës, dhe ndodh atentati dhe atëherë lind pyetja kush i dha forcë nipit të deputetit? Kemi vrasje kemi vrasës me pagesë. Më thoni në qytet që nuk ka grupe me krim të organizuar. Ryshfeti është rritur. Gjoba deri në 5 fish. Ky kryeministër i sëmurë nuk heq dot dorë nga kriminelët. I katërti do të dalë së shpejti. E kam burim të sigurt”, ka thënë ai.

Maliqi shkoi më tej kur denoncoi se një pjesë e deputetëve të opozitës në Kuvend janë vegla të tij. “I ka vënë deputetët nën tutelë. Nuk ndryshon sistemin elektoral. Edhe opozita e re, mbi 10 deputetë janë që i shërbejnë PS. Kur të duan, këta kodin e bëjnë si të duan. Pavarësisht se Murrizi thotë jemi 39, nuk jemi. Jemi 20-25, të tjerët janë vegël e PS. Ka ardhur koha që populli të zgjohet. Më vjen keq për opozitën që merren vetëm me opozitën dhe nuk ngrihen. Nëse në pranverën e ardhshme nuk ndodhin zgjedhjet, po jua them që rinia do të ikë dhe në 2021 ky kryeministër mafioz i lodhur me bandat dhe krimin të jeni të sigurt që përsëri do të fitojë zgjedhjet”, u shpreh Maliqi./b.l/noa.al/