Transmetuar më 07-11-2019, 14:54

Vret ish-burrin bashkë me të dashurin e ri, në mënyrë që të kënaqte dëshirën e tyre seksuale.

53-vjeçarja Angela Taylor, dhe i dashuri i saj Paul Cannon, 54 vjeç, vranë William Taylor, 69 vjeç, në periferi të Gosmore, në Herfordshire, Agli, në mënyrë që të bënin seks mbi gjakun e tij.

Duket se gruaja ushqente një urrejtje të thellë ndaj ish-partnerit i cili refuzonte që të firmoste divorcin. Dashuria mes saj dhe të dashurit pengohej nga 69-vjeçari, kështu që çifti mendoi se si ta hiqte qafe.

Nga bisedat në chat në Whatsapp mes çiftit vihet re një perversitet i vërtetë seksual, aq sa fantazonin që të bënin seks mbi gjakun e tij, u tha në seancën gjyqësore të kësaj të hëne.

Taylor i cili ishte edhe biznesmen prej shumë vitesh kishte qenë i martuar me Angela me të cilën kishte edhe tre fëmijë, por me kalimin e kohës, gruaja kishte nisur që ta urrente. Çifti aktualisht akuzohen për vrasje dhe janë në pritje të procesit.

69-vjeçari u gjet i vrarë në muajin shkurt, tetë muaj pasi ishte deklaruar i zhdukur. /a.y/noa.al/