Transmetuar më 07-11-2019, 15:28

Pas arrestimit të autorëve të grabitjes së postës në Krujë pak ditë më parë ka reaguar kryemisnityri i vendit, Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama shprehet se kjo është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar.

“Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë, që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë, një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK”, shkruan Rama.

Ndrkohë që të arrestuarit si të dyshuar për ngjarjen janë Gazmir Saka, Bujar Tafa, Mark Caka dhe Andi Rexhepi (Paturri). Të ndaluarit akuzohen se kanë grabitur kasafortën me para në Poastën e Krujës gjatë kohës që nuk kishte drita. Dyshohet se Andi Rexhepi (Paturri) është kreu i këtij grupi që realizoi grabitjen e Postës.

Si të dyshuar për ngjarjen u arrestua gjatë së hënës roja private i Postës, i akuzuar për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”. Gjatë së hënës u arrestua 51-vjeçari Besnik Parruca, banues në Durrës, i cili akuzohet se nuk njoftoi policinë për vjedhjen me thyerje të kasafortës së Postës së Krujës.

Nga aty grabitësit kanë arritur të marrin 11 milionë lekë të reja dhe disa para në valutë të huaj duke u zhdukur pa gjurmë./b.l/noa.al/