Transmetuar më 07-11-2019, 18:04

Butrint Imeri së fundmi tha se takoi këngëtaren me famë botërore, Rihanna.

Por jo atë të vërtetën, por atë në figurën e saj prej dylli, ku edhe e bëri publike përmes disa videove në llogarinë e tij në Instagram. Duket nga videot dhe fotot, sikur Rihana ka mbetur e befasuar nga takimi me Butrint Imerin.

Këngëtari i njohur aktualisht është duke u përgatitur për të nxjerrë një këngë të re.

Imeri nuk dha shumë detaje rreth projektit i cili do të pasojë bashkëpunimin e tij me Nimo. /NOA.al