Transmetuar më 07-11-2019, 18:23

Mërgim Mavraj pritet të jetë mungesa e rëndësishme e Kombëtares shqiptare për dy sfidat e fundit kualifikuese të Euro 2020.

Shqipëria përballet me Andorrën më 14 nëntor dhe Francës tre ditë më vonë, por rikthimi i Elseid Hysajt është shoqëruar me një mungesë të madhe.

Shkak është bërë një problem në shpatull, çka pritet ta lë jashtë fushave për një javë. Kjo do të bëj me dhimbje koke, trajnerin e kombëtares, Edi Rejën, që sërish nuk mund të mbështetet te shërbimet e Mavraj.

Sakaq, 33 vjeçari ishte kthyer në një futbollist stabël në kombëtare, por lëvizjet e shpeshta në disa ekipe dhe dëmtimet e kanë lënë jashtë fushave për takimet e fundit.

Mavraj mungoi edhe për sfidat e tetorit, ndaj Islandës dhe Turqisë.

Kjo situatë ka bërë që qendërmbrojtësi të humbas edhe shiritin e kapitenit, i cili në dy takimet e fundit u mbajt nga dy mesfushorët, Ledian Memushaj dhe Armir Abrashi. Trajneri Edy Reja po përballet edhe me të tilla ndryshime dhe dilema para dy ndeshjeve të rëndësishme, që mbyllin kualifikueset Euro 2020. /NOA.al