Transmetuar më 07-11-2019, 18:47

Dy tifozët të Celtic janë plagosur me thikë në Romë përpara ndeshjes së ekipit të tyre me Lazio, e vlefshme për Europa League me Lazio.

Në një deklaratë, Celtic tha se të dy tifozët "tani janë në spital dhe do të marrin çdo mbështetje nga klubi dhe konsullata britanike në Romë" pasi u sulmuan të Mërkurën në mbrëmje.

Mediat italiane raportojnë se dy tifozët u lënduan në dy incidente të veçanta në të njëjtën lagje qendrore të Romës, dhe që nuk pësuan lëndime të rrezikshme për jetën.

Një numër i tifozëve të Celtic thuhet se ishin duke pirë në pijetore irlandeze Flann O’Brien kur u shfaqën ultrasit e Lazio-s.

Rreth 9,000 tifozë të Celtic vlerësohet se po udhëtojnë për në kryeqytetin italian për të parë udhëheqësit e Grupit E, potencialisht të kualifikuar, në Ligën e Evropës, me një atmosferë të tensionuar që pritet edhe gjatë ndeshjes midis dy grupeve të mbështetësve.

Disa tifozë të Lazios u filmuan duke bërë përshëndetje fashiste para takimit në Glasgow muajin e kaluar, të fituar 2-1 nga Celtic.

Mbështetësit vendas më pas u tallën me veprimet e ekstremit të djathtë të ‘ultrasve’ të klubit italian me një flamur që përshkruante diktatorin fashist Benito Mussolini të varur nga këmbët, pasi u vra në vitin 1945, me mesazhin “Ndiqni udhëheqësin tuaj”.

Mbesa e Mususinit Alessandra, një ish-Anëtare e Parlamentit Evropian me partinë e magnatit të medias Silvio Berlusconi, Partia Forza Italia, e quajti flamurin një “akt dhune”./NOA.al