Transmetuar më 07-11-2019, 19:24

Shqipëria, por edhe vendet fqinje, po përjetojnë kohë tërmetesh, që nuk ndalen.

Një tërmet i fortë është regjistruar pasditen e sotme në jug të Italisë.

Sipas EMSC tërmeti është regjistruar me magnitudë 4.4 ballë dhe epiqendra e tij ishte 5 kilometra larg qytetit të Abruzzos. Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë edhe në zona të tjera, deri në Romë.

Lëkundjet shkaktuan frikë tek njerëzit të cilët dolën jashtë banesave të tyre.

Deri më tani nuk raportohet asnjë person i lënduara, apo edhe dëme materiale, por paniku në radhët e qytetarëve, në zonën ku ra tërmeti, mbetet i lartë./NOA.al