Transmetuar më 07-11-2019, 22:55

Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj një muaj më parë u bënë prindër për herë të parë.

Në një mujorin e vajzës, që e pagëzuan me emrin Ayana, futbollisti publikoi portretin më të bukur familjar.

Krahas fotos Xhaka ka bërë një dedikim mjaft emocionues për të bijën.

“Urime njëmujorin engjëlli im. Nëna dhe babai të duan”, shkruan Xhaka krahas fotos në Instagram.

Urimet nga ndjekësit kanë qenë të shumta për familjen Xhaka.

Granit Xhaka, është futbollisti me origjinë shqiptare që përfaqëson ngjyrat e Zvicrës, ndersa në rang klubesh ai luan për skuadrën e njohur angleze, Arsenal./a.k/noa.al/