Nis jetë e re për Alvin Berishën, mbërrin në Romë tek i ati
Transmetuar më 08-11-2019, 07:58

Më në fund nis jetë e re për vogëlushin 11-vjeçar Alvin Berisha, i cili mbahej në kampin e Al Hol në Siri, pas vdekjes së të ëmës.

Mëngjesin e sotëm vogëlushi ka mbërritur në Romë të Italisë, për tu bashkuar me të atin Afrim Berisha i cili trazoi një botë të tërë për të marrë mbrapsht të birin.

I mituri është nisur nga aeroporti i Bejrutit në Liban, për të mbërritur në atë të Fiumiçinos rreth orës 07.00 të kësaj të premteje.

Në operacionin e shpëtimit të tij morën pjesë Kryqi i Kuq ndërkombëtar, Gjysmë hëna e kuqe siriane, si dhe autoritetet italiane, shqiptare dhe ato të Libanit.

Alvin Berishës, mbahej në kampin e Al Hol në Siri, pasi u mor nga e ëma e cila u martua me një tjetër, pas largimit nga babai i 11-vjeçarit.

Teksa i shoqi Afrim Berisha punonte, ndërkohë që kishin emigruar në Itali, ajo ishte shtëpiake dhe nëpërmjet internetit vendosi kontakte me imamë në Prishtinë dhe Shkup mes tyre edhe me luftëtarë të ISIS, deri kur në dhjetor të vitit 2014, u largua bashkë me djalin vjeçar nga Italia për në Siri.

Ajo fillimisht shkoi në Turqi pas një udhëtimi me avion dhe nga andej në Siri, ku ndryshoi identitetin dhe mori emrin Yushra. Në Siri ajo u martua me një xhihadist shqiptar dhe u bë edhe me një djalë. Mirëpo gruaja humbi jetën si pasojë e një shpërthimi bashkë me të shoqin dhe djalin e tyre, ndërsa Alvini mbeti i plagosur rëndë dhe u mbajt për muaj me radhë në kampin e Al Hol në Siri. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...