Transmetuar më 08-11-2019, 09:31
Lenda narkotike e sekuestruar

Një person është arrestuar nga policia e Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Drashovica”, pasi është kapur me lëndë narkotike në banesë.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë kësaj të enjteje u bë arrestimi i A. I., 56 vjeç,

banues në Drashovicë, Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi 9.3 kg lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis sativa

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al/