Transmetuar më 08-11-2019, 10:01
Qeni Chika, një kryqëzim i rracës labrador, mbeti gjatë natës jashtë shtëpisë ku jetonte.
Në momentin që kuptoi se nuk mund të futej brenda, bëri të paimagjinueshmen, u ngrit dhe nisi që ti binte ziles.
Asgjë e studiuar apo e parapërgatitur, por diçka spontane e filmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së familjes së Robert Fox.
Në filmimin bardhë e zi që noa.al sjell më poshtë, shihet Chika në shkallët e shtëpisë në Georgia të SHBA.
Ai i bie njëherë ziles dhe më pas tenton sërish, deri sa dera i hapet. /a.y/noa.al/