Transmetuar më 08-11-2019, 10:46

Reperi Mozzik solli mbrëmë në mesnatë projektin e ri muzikor të titulluar "Dhelpër Dinake". Por pati një problem sepse në disa shtete nuk hapej kënga, përfshirë Shqipërinë.

"Nuk pe di cilat shtete nuk po munden me ni kongën e re.. po iu kërkoj falje t’gjithve! Besoj deri mëngjes nesër rregullohet!", shkruajti Mozzik në Instagram.

Pak minuta më vonë, problemi u zgjidh dhe të gjithë mundën të shihnin e dëgjonin këngën e re. Këtë e bëri të ditur vetë artisti me një postim të dytë, ku shkruajti:

"A u rregullu a po mundeni me pa të gjithë?"

Në këngë, Mozzik flet për një vajzë  me të cilën debatonte shpesh, prandaj lidhjes i erdhi fundi. Thuhet se është dedikim për ish-partneren e tij Loredana, por kjo mbetet ende një mister.