Transmetuar më 08-11-2019, 10:54

Rimarrja e Alvin Berishës nga kampi Al-Hol, në Siri nxori në një deklaratë për mediat ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Gjatë fjalës së tij Lleshaj tregoi bisedën telefonike që Alvini kishte bërë me të atin e tij disa kohë më parë.

Ai i kishte treguar babait, Afrim Berisha se mamaja e tij, e cila dërgoi në Siri, vishej si ninxha dhe ai donte të kthehej në shkollë.

“E ëma ishte radikalizuar. Mori djalin me vete sepse të çonte një djalë në Siri do të thotë të dërgosh një luftëtar të ri. Dhe kur Alvin fliste me të atin ne telefon i tregonte. Mami vishet si ninxha. Dua të kthehem të shkoj në shkollë", tha Lleshaj.

Lleshaj tha se është hera e parë që një fëmijë jetim arrin të largohet nga kampet e Sirisë.

"E bukura nuk është vetëm që Alvin e sollëm në shtëpi dhe e bashkuam me motrën. Ishte lojë e një skuadre ndërkombëtare. Është hera e parë në Evropë që një fëmijë jetim në këtë qendër, që ne e quajnë kampi i jetimëve, arrin të largohet. Alvin është i pari që është kthyer, është me prindër shqiptar, por ka lindur në Itali."