Transmetuar më 08-11-2019, 11:24

Fotografitë e kafshëve që mbaheshin në kushte esktreme në një laborator gjerman janë bërë virale.

Stafi që akuzohet se donin të bënin eksperimente ekstreme tek kafshët deklaruan se kanë marrë urdhër që të falsifikojnë analizat.

Të gjithë ata që punuan për firmën private LPT në dy seli në veri të Gjermanisë akuzuan menaxherët e tyre për urdhrat që i kanë dhënë. Ndër to përfshiheshin modifikimi i dozave dhe zëvendësimi i kafshëve të vdekura me të gjalla, pa i informuar klientët.

Autoriteti për Mbrojtjen e Konsumatorit në Habmburg i ka bërë thirrje politikanëve që të pezullojnë të gjithë licensat e LPT derisa të përfundojë investigimi. Skandali u bë i ditur pasi policia infiltroi një punëtor që fotografoi pamjet e tmerrshme ku qëndronin kafshët.

Aty duken disa majmunë të lidhur me zinxhirë e kafshëve të tjera të mbyllur në kafaze, gjë që nxiti dhe reagimin e aktivistëve për të drejtat e kafshëve. Ata kërkojnë dënimin me burg të personave përgjegjës.