Transmetuar më 08-11-2019, 11:50

Rreth një javë më parë në Shkozet të Durrësit, mbi makinën, me të cilën ishte duke udhëtuar prokurori Arjan Ndoj dhe dy persona të tjerë u derdhën një breshëri plumbash.

Por nga hetimet rezultoi se makina nuk ishte në emër të Arjan Ndojit. Makina i përkiste një personi që disponon një shoqëri taksish në qytetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për biznesmenin Fadil Çalliku, nga Xhafzotaj i Durrësit, i cili kishte të regjistruar në emrin e tij automjetin me targë “AA 333 ZD”.

Në atentatin e 1 nëntorit Ndoja dhe Muharremi mbetën të plagosur, ndërsa shoferi i prokurorit Ndoja, Andi Maloku, nga Kruja ndërroi jetë ditën e djeshme në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.

Atentati në Shkozet, humb jetën Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja

Atentati ndaj Arjan Ndojit, dyshimet pse autorët nuk e dogjën makinën

Atentat Prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, tre të plagosur nga “lufta” në Shkozet