Transmetuar më 08-11-2019, 12:14

Martesat e ditëve të sotme janë nga më të ndryshmet. Por në vendet ku është legalizuar marijuana, ndodh që çiftet të martohen duke tymosur.

Këtë gjë kanë bërë Coral dhe Mio nga Kalifornia, të cilët u martuan në tetor të këtij viti.

Disa minuta para se të thonin "Unë dua" në Santa Cruz, të dy morën shishat e marijuanës dhe tymosën me veshjet e dasmës.

Coral ka një blog me bashkëshortin e saj në Youtube, prandaj janë shumë të njohur në rrjete sociale.

Imazhet nga dasma i shpërndanë në Instagram dhe morën komente nga më të ndryshmet. Të dy kishin zgjedhur veshje tradicionale për këtë rast, fustanin e bardhë dhe kostumin e zi.

Marijuana është e legalizuar në Kaliforni, prandaj të sapomartuarit bënë këtë zgjedhje për ditën e tyre më të bukur.