“Laboratori” zbulon grupin e falsifikimit të dokumenteve në Tiranë dhe Durrës, si u zbuluan 3 persona
Transmetuar më 08-11-2019, 12:10

Një operacioni i policisë së Tiranës ka goditur një rast të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fititmit.

Gjatë këtij operacioni të koduar “Laboratori”, u vunë në pranga tre persona si pjesë e grupit kriminal.

Të arrestuarit janë Th. T., 61 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve, V. S., 63 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar dy herë më parë për falsifikim dokumentesh si dhe P. B., 65 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.

Ndalimi i tyre u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Të dyshuarit në një ambient në Durrës, të cilin e përdorin si bazë për të kryer falsifikimet, ndërsa aktivitetin e zhvillonin në Tiranë, pasi gjenin klientë, kryenin falsifikimin e dokumenteve, me qëlim kalimin në mënyrë të paligshme të kufirit.

Gjatë operacionit, policia shkatërroi bazën ku kryheshin falsifikimet dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

-Një laborator i cili shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, një automjet tip ‘Opel Corsa’, një kompjuter,

-7 stampa, vula, morseta të institucioneve të huaja të ndryshme, një printer skaner që shërbente për prodhimin e dokumentave të falsifikuara,

-një pajisje speciale për plastifikimin dhe prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; një llambë speciale me rreze ultravioletë,

-hekur special për plastifikim, 4 pajisje speciale për hapjen dhe ndërhyrjen në dokumentet origjinale,

-12 karta greke të falsifikuara, 6 leje drejtimi italiane, një leje qëndrimi italiane, 12 karta identiteti italiane, 3 karta shëndeti italiane, një leje drejtimi angleze, 3 fletë hyrje për institucione të ndryshme,

-1057 karta të paplotësuara me çip dhe elementë sigurie për patentë dhe dokumente të ndryshme të paplotësuara,

-dëftesa shkollore, dokumenta institucionesh, fotografi, vulë e thatë e një zyre noteriale dhe 1 250 euro.

Bëhet me dije se se këto dokumente prodhoheshin për persona që e kanë të ndaluar udhëtimin në vendet Schengen dhe për persona të ndryshëm të cilët do t’i përdorinin këto dokumente për vendet e Bashkimit Europian, për të emigruar në mënyrë të paligjshme apo tranzit për të shkuar jashtë Bashkimit Europian.

Ndaj të dyshuarve hertimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /a.y/noa.al/

n

Loading...
Loading...