Transmetuar më 08-11-2019, 13:10

Andi Maloku, shoferi 24-vjeçar i prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj gjeti vdekjen pasditen e kësaj të enjteje, duke mos iu mbijetuar dot plagëve të marra.

I riu u plagos në atentatin e 1 nëntorit në afërsi të zonës së Shkozetit, ku u plagos edhe prokurori Ndoja dhe miku i këtij të fundit Landi Muharremi, i njohur ndryshe si Aleksandër Laho dhe me nofkën ‘Rrumi’.

I riu i cili më parë ka punuar si efektiv i policisë në komisariatin e Krujës, kishte vetëm dy muaj si shofer i prokurorit.

Në profilet në rrjetet sociale miq dhe të afërm të tij shprehin ngushëllime, për ikjen e parakohshme.

Në atentat, Andi Maloku u godit nga një plumb në mushkëri dhe një në shtyllën kurrizore.

Kjo ngjarje po hetohet nga Prokuroria për Krime të Rënda, por nuk i ka shpëtuar as artikulimeve politike. /a.y/noa.al/

Atentati në Shkozet, humb jetën Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja