Transmetuar më 08-11-2019, 13:29

Shpesh dallgët sjellin në breg një sërë objektesh të çuditshme apo kafshë misterioze, por ajo që ka ndodhur në plazhin e Hailuoto, një ishull në gjirin e Botnia mes Finlandës dhe Suedisë, është vërtetë e çuditshme.

Në detin Balltik, u shfaqën me mijëra “vezë” akulli, disa me përmasa shumë të mëdha, duke pushtuar bregun.

Duket se fenomeni, tejet i rrallë, erdhi si fryt i temperaturave të ulëta, ku copa me akull u zhvendosën nga erërat e forta.

Por duke u rrotulluar krijuan toptha në formë ovale, të ngjashme me vezë.

Për më tepër mund të shikoni videon më poshtë. /a.y/noa.al/