Transmetuar më 08-11-2019, 14:31
Foto ilustruese

Një person i dyshuar për disa vjedhje në banesa është arrestuar nga policia e Dibrës.

Bëhet fjalë për Vilson Lleshin, 24 vjeç, banues në Bulqizë.

I riu akuzohet se në fshatin Grezhdan, Maqellarë dyshohet se ka vjedhur banesat në pronësi të shtetasve H.H., dhe G.H., duke marrë materiale të ndryshme .

Aktualisht nga ana e policisë vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga Lleshi.

Në ngarkim të tij për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprën penale “Vjedhje”. /a.y/noa.al/