Transmetuar më 08-11-2019, 15:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha merret zyrtarisht i pandehur, pas akuzave lidhur me financimet ruse në Shtetet e Bashkuara rë Amerikës para dhe gjatë fushatës elektorale të vitit 2017.

Ndaj tij është ngritur akuza e fshehjes së financimeve dhe falsifikimit, teksa dosja është dërguar në Gjykatën e Tiranës.

Kjo pasi siç iu komunikua avokatit të kryedemokratit Ivi Kaso, Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Krahas kryedemokratit të pandehur janë marrë edhe dy zyrtarët e tjerë të PD, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Partia Demokratike akuzohet ka paguar 525.000 dollarë për lobimin, ndërsa kompania ruse në pronësi të Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, “Biniatta Trade” 150.000 dollarë. /a.y/noa.al/