Basha me të rinjtë e Krujës, u premton se ndalojë ikjen e tyre jashtë vendit
Transmetuar më 08-11-2019, 17:54

Ndalesa e radhës e Kryetarit të Partisë Demokratike ishte Kruja, në takim me të rinjtë e zonës.

Në vijim të këtij turi në të gjithë vendin, duke akuzuar Qeverinë se ka shkatërruar shpresën, Basha u premtoi të rinjve se PD do punojë që ata aa shohin të ardhmen këtu, dhe jo jashtë Shqipërisë.

“Papunësia dhe mjerimi janë produkt i kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk ka asnjë zgjidhje. E vetmja rrugë që kjo qeveri i ka treguar rinisë, është emigracioni. Rinia është përballë dy zgjedhjeve, kriminalizimin ose emigrimin.

Unë ju premtoj se do bëjmë gjithçka që të mos zgjidhni këto dy rrugë, por të qëndroni e të ndërtoni të ardhmen këtu”, u shpreh Basha.

Basha u shpreh besimplotë se, shumë shpejt energjia e të rinjve do të përfshijë çdo shqiptar në të gjithë vendin. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...