Transmetuar më 08-11-2019, 18:52

Autoritetet policore të Sovanas në Itali kanë arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, si njëri prej të dyshuarve të grabitjes së 400 mijë eurove në institutin “La Vigile”, ngjarje e ndodhur në gusht të këtij viti.

Pas kontrolleve, policia gjeti të groposura, në oborrin e banesës ku jetonte shqiptari, 120 mijë euro.

Detajet e tjera që dolën nga hetimet duke u bazuar edhe tek përgjimet telefonike dhe mjedisore, policia e koordinuar nga Prokurori Publik i Savona, bëri të mundur identifikimin e shqiptarit, i cili ishte ndjekur për një kohë të gjatë.

Këtë mëngjes një ekip policësh, ndaluan të riut, i cili u strehua në Sestri Ponente, duke e arrestuar.

I arrestuari u dërgua në burgun e Xhenova Marassi dhe u vu në dispozicion të autoritetit gjyqësor. /k.k/noa.al/