Transmetuar më 08-11-2019, 20:19

Tirana e drejtuar nga Julian Ahmataj ka “ngecur” në një barazim tjetër.

Pas barazimit në Teutës, bardheblutë lënë pikë edhe në shtëpi, teksa janë ndalur në barazim 0-0 nga Vllaznia.

Rastet për shënim në "Selman Stërmasi" nuk munguan, por dy ekipet ndanë në fund nga një pikë.

Të dy ekipet goditën edhe shtyllat, por pa e gjetur dot rrjetën.

Në pjesën e dytë të takimit, rasti më i mirë ka qenë i Ngo i cili ka humbur mundësinë i vetëm përballë portierit ndërkohë që edhe Malota ka shpëtuar skuadrën e tij në vijë fatale.

Me këtë barazim, Tirana e sheh veten në vendin e tretë dhe humbet mundësinë të arrijë Partizanin e vendit të parë.

Kjo ndeshja u luajt pa praninë e tifozëve, për shkak të vendimit të Disiplinës.

Pas kësaj pike, Tirana ngjitet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërkohë, Vllaznia numëron 16 pikë dhe mban vendin e 7-të, dy pikë më shumë se zona “play-out”, që mbahet aktualisht nga Skënderbeu.

Ndeshjet e tjera të javës së 12-të luhen nesër dhe pasnesër, përkatësisht nesër Bylis-Skënderbeu dhe Luftëtari Teuta dhe një ditë më pas, Laçi-Kukësi dhe Flamurtari-Partizani.

Tirana – Vllaznia 0-0

Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Imami, Ismajlgeci (76′ Dunga), Çelhaka (62′ Hasani), Halili, Batha, Kobina, Kale (84′ Doka), Ngo. Trajner: Julian Ahmataj

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor (Maksim), Lika (72′ Shtubina), Sinjo (68′ Kruja), Maranhao. Trajner: Mirsad Jonuz