Transmetuar më 08-11-2019, 22:19

Gazetari dhe analisti Ylli Rakipi e akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon të sundojë Shqipërinë me njerëz anonimë, që i merr nga rruga dhe i bën ministra.

“Ai s’ka rrugë tjetër, se këta që hoqi ai i quan edhe fajtorë. I ngarkoi ata të gjithë me faj dhe gjasme mori të pafajshëm ose fëmijë pa një identitet. Merr 20 njerëz anonimë që kalojnë në rrugë dhe i bën ministra. Nuk i dhimbset asgjë. Vjen Papa në Shqipëri vendos martirët dhe mbush bulevardin, i sheh Papa ata dhe ikën”, theksoi Rakipi.

Gjatë bisedës në Provokacija me Mustafa Nanon, ai shprehet se Ramës nuk i dhimbset asgjë.

“Tani nxjerr heronjtë, dëshmorët. Pastaj nëse ka probleme me dëshmorët nxjerr 4 veta që kanë vrarë diversantet”.

“Pastaj del Paskal Milo dhe thotë ja nxorëm edhe katër që u vranë nga diversantët”.

Atë që Rama e quajti KÇK (kap ca të kapësh), Rakipi e quan një shpikje të kryeministrit Rama, njësoj si Enver Hoxha kur shpiku grupe armiqësore.

“ I rrëmbeu..jo frika e amerikaneve, etj. I mori ata të gjithë. Ore ke parë ti kryeministër që të dalë të thotë: Organizata më e rrezikshme është. Ai shpiku KÇK-në si Enver Hoxha që shpikte grupe armiqësore”, – shprehet Rakipi, ndërsa pohoi për herë të parë se kishte votuar Edi Ramën në vitin 2013. /NOA.al