I dashuri u përpoq ta fshihte vrasjen e saj, por pas hetimeve dënohet me burg për jetë.
Ka qenë ky vendimi i gjykatës për një 18-vjeçar, i cili mori autobusin nga shkolla për të ndaluar ish-të dashurën dhe e masakroi atë për vdekje me thikë.
Thomas Griffiths, 17 vjeç, vrau Ellie Gould, 17 vjeçe, pasi ajo i refuzoi lidhjen.
Ai ishte dërguar në shkollë me makinën e nënës së tij, por fshehurazi kishte shkuar në shtëpi me autobus.
Pastaj shkoi në shtëpinë e Ellie para se ta sulmonte brutalisht.
Vajza u plagos me thikë për vdekje, dhe u la e braktisur në një pishinë gjaku, kurse ai u kthye vonë në shkollë.
Madje i kishte vendosur thikën në dorë, që të dukej sikur ajo vrau veten, që babai i saj ta gjente.
Richard Smith, prokurori i çështjes tha se “Griffiths u zemërua, ndoshta ngaqë Ellie vazhdonte ta refuzonte dhe e sulmoi atë.”
Gjykata e dëgjoi Griffiths, ku u dëshmua se ai e qëlloi rreth 13 herë me thikë vajzën, kryesisht në qafë.
Po atë ditë ai u dërgoi një mesazh shokëve se nuk do të shkonte në shkollë./NOA.al