Transmetuar më 09-11-2019, 08:09
Foto ilustruese

Trupi i pajetë i një personi është gjetur nga peshkatarët në brigjet e Durrësit, pranë Bisht Pallës.

Zbulimi është bërë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune rreth 8.5 milje nga bregu.

Menjëherë pas këtij zbulimi peshkarexha e ka imbarkuar trupin dhe e ka nxjerrë në breg, duke lajmëruar policinë.

Aktualisht trupi i pajetë gjinia e të cilit nuk përcaktohet dot për shkak të dekompozimit dhe përzierjes me mbeturina bimore, është dërguar në morgun e qytetit.

Nga ana e policisë vijon puna për identifikimin, teksa dyshohet se ka qenë në ujë për një kohë të gjatë. /a.y/noa.al/