Transmetuar më 09-11-2019, 08:54

Policia Rrugore ka ushtruar kontroll me radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, në autostradën që të çon drejt zonës së Saukut.

Nga kontrolli janë kapur drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi 140- 173 Km/orë, të cilët policia i cilëson abuzues dhe që e përdorin makinën si pilot.

Gjatë mesnatës mes të premtes dhe të shtunës për 180 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi u konstatuan 14 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionin nga 140 km/h deri në 173 km/h.

Bëhet me dije se radari dhe Polici Rrugor dërguan në OASH 14 drejtues mjetesh, por shkuan shëndoshë në shtëpi pranë familjes megjithëse pa patentë.

“Shpejtësi avioni gati dy herë më shumë se tabela është rrezik potencial për aksident. Drejtues mjetesh: Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve. Gjithmone kujtoni: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë. Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi. Bindjuni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet. Jeta është e shtrenjtë, mbrojeni atë”, shkruan policia. /a.y/noa.al/