Transmetuar më 09-11-2019, 09:07
Pamje nga lenda narkotike e sekuestruar

Zbulimi dhe bllokimi i mbi një ton kokaine të fshehur mes peshqve të ngrirë në Roterdam të Holandës, ka çuar në dënimin e një shqiptari dhe të gjashtë bashkëpunëtorëve të tij.

Të gjetur fajtor për trafikimin e 1 ton e 125 kilogramë kokainë, drejtësia holandeze ka dhënë dënimin për shtatë të akuzuarit.

Në vendimin e dhënë këtë të premte, shqiptari dhe bashkëpunëtorët e tij u dënuan nga 5 deri në 7 vite burg nga Gjykata e Roterdamit.

Lënda narkotike e fshehur në një ngarkesë peshku të ngrirë brenda një kontejneri që vinte nga Ekuadori, kapte vlerën e 22 milionë eurove.

Ndalimi i të dyshuarve u bë pas zbulimit të lëndë narkotike në port, në fund të muajit korrik.

Kreu i grupit ishte një holandez 48-vjeçar, i cili u arrestua në Hagë. /a.y/noa.al/