Në kërkim për gjobëvënie, kush është i arrestuari në Fier/ Emri
Transmetuar më 09-11-2019, 09:35
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim për gjobëvënie është vënë në prangat e policisë së Fierit.

Gjatë kësaj të premteje u bë arrestimi i 44-vjeçarit Gëzim Malenaj, banues në Cakran.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin e datës 2 tetor, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Kjo pasi Malenaj akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”.

I dyshuari në bashkëpunim me një tjetër i kanë vënë gjobë një personi, por për arsye hetimore detajet për ngjarjen nuk bëhen me dije. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...