Transmetuar më 09-11-2019, 10:24

Me rastin e festimeve për 30-vjetorin e rënies së murit të Berlinit, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka folur për dallimet që ekzistojnë mes Lindjes së Gjermanisë dhe Perëndimit të saj.

“Për barazinë mes dy Gjermanive, duhen 50 vjet ose ndoshta më shumë”, tha kancelarja gjermane, duke folur për diferencën që ekziston ende me dy pjesëve, në një intervistë për ‘Sueddeutsche Zeitung’.

Muri i Berlinit ndau në mes një kryeqytet, një popull, një kontinent dhe një botë.

Një mur i lartë prej hekuri dhe çimentoje dhe i gjatë 155 kilometra, i cili ndau si në një burg më shumë se një milion njerëz për 28 vite.

Kjo është dhe arsyeja që kur u shemb në 9 nëntor të vitit 1989, bëri shumë bujë. 302 kullat e rojeve, nuk linin rrugë shpëtimi për ata që donin të arratiseshin dhe në tentativë për kalimin e tij gjetën vdekjen mbi 200 persona. /a.y/noa.al/