Transmetuar më 09-11-2019, 10:56

Vajzat dhe gratë obeze kanë më shumë vështirësi që të kontrollojnë urinë në raport me meshkujt.

Kjo gjë ndodh pasi mekanizmat të cilat vihen në funksion prej ushqimit dhe metabolizmi cerebral janë të ndryshëm në trurin e femrës.

Është kjo ajo që thuhet në një artikull të revistës ‘Aging’, duke raportuar një studim italian të Policlinico San Donato, Universitetit Vita-Salute San Raffaele, spitalit San Raffaele në Milano dhe Università degli Studi në Milano.

Studiuesit zbuluan se tek femrat mbipeshë, ka një shtim të metabolizmit cerebral, në pjesën e djathtë. Kështu në zonën cerebrale që kontrollon vendimin për ushqimin, kontrolli i kënaqësisë së të ngrënit nuk menaxhohet mirë.

“E dimë prej kohësh që obeziteti është i ndryshëm mes femrave dhe meshkujve për një sërë arsyesh. Por përgjegjës janë edhe hormonet seksuale dhe përgjigja e trurit ndaj ushqimit. Të dhënat e analizuara zbuluan se meshkujt janë më rezistent se femrat ndaj ushqimit”, thotë studiuesi Livio Luzi i Università degli Studi të Milano. /a.y/noa.al/