Transmetuar më 09-11-2019, 11:33

Nga takimi i Partisë Socialiste në Tiranë, “Ti zgjedh”, për përcaktimin e delegatëve të Kongresit, mazhoranca i doli sërish hapur kundër Presidentit Ilir Meta.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, paralajmëroi se ditën e hënë do të votohen në Parlament, dy emrat për Gjykatën Kushtetuese.

Gjithçka pasi dy ditë më parë kreu i shtetit kërkoi pezullimin e procesit, duke thënë se shkresat për plotësimin e dy vakancave i kanë ardhur në të njëjtën ditë, ndërkohë që duhej të respektohej rendi.

“Ne përmbyllim ditën e hënë fazën e parë të plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi do të zgjedhë dy anëtarët e Kushtetueses të hënën. Për të mundësuar që deri në fund të janarit Kuvendi të ketë zgjedhur edhe anëtarin e tretë të gjykatës Kushtetuese që i takon Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Ai tha se ky është hap i rëndësishëm për të mundësuar që brenda pranverës Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.

Po ashtu Balla deklaroi se brenda fundvitit do të përmbyllet edhe reforma zgjedhore. /a.y/noa.al/

Krijimi i Kushtetueses, Meta refuzon emërimin e anëtarit të dytë: Të pezullohet procesi