Transmetuar më 09-11-2019, 13:00
Foto ilustruese

Një operacion i policisë së Lezhës i koduar “Tapiza” ka vënë në pranga dy persona, të cilët me anë të mashtrimit vodhën në një pikë shitje në Kurbin, disa kostume kombëtare.

Pas kallëzimit të bërë nga M. H., dhe K. B., pranë Komisariatit të Policisë Kurbin, se dy persona me anë të mashtrimit iu kishin vjedhur në pikën e tyre të shitjes në Kurbin disa kostume kombëtare, organizuan operacionin policor.

Në sajë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy autorët e vjedhjes po lëviznin me mjet në drejtim të Tiranës, efektivët e policisë së Kurbinit u vunë në ndjekje të tyre, ku në vendin e quajtur “Ura e Tapizës” pasditen e së premtes, konstatuan dh bllokuan mjetin me të cilin dy autorët e dyshuar po lëviznin.

Në vijim u ushtrua kontroll në mjetin e bllokuar, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 23 kostume kombëtare të llojeve të ndryshme, 5 palë opinga popullore, të vjedhura në pikën e shitjes në Kurbin dhe dy aparate celular.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arretimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhje”, i S. B., 54 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për “Mashtrim” dhe M. D., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Kurbinit për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al/