Transmetuar më 09-11-2019, 13:11

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Të dyshuarit u kapën në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në zonën e Sajadhes në Igumenicë, duke udhëtuar me një makinë e cila vinte nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë.

Gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e bagazhit dhe sedilje, u zbulua 38 kilogramë marijuanë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 37 pako dhe nga peshimi rezultoi 38 kilogramë e 410 gramë marijuanë.

Dyshohet se lënda narkotike ishte futur nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe më tej e kishin pritur dy shqiptarët, lidhur me të cilët hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al/