Transmetuar më 09-11-2019, 14:23

Gina Schumacher, vajza e kampionit legjendar të Formula 1, Michael Schumacher, triumfoi në Fieracavalli në Verona të Italisë.

Elementa Masters Premiere, lidhur me garën e kuajve, shpalli fituese të garës me kuaj këtë të premte, me 223 pikë, vajzën e Schumacher.

Duket se talentin për të dalë të parët Schumaher e kapërcjellë edhe tek fëmijët, pasi edhe djali i tij Mick Schumacher, është bërë pjesë e garave me makina.

Në vendin e dytë pas Gina, u rendit austriakja Anna Lisec, me vetëm një pikë më pak.

Gina Schumacher, është 22 vjeçe dhe ka marrë mjaft nga pamja e të atit. /a.y/noa.al/