Transmetuar më 09-11-2019, 15:40

Një person ka humbur jetën pasi u përfshi në aksidentin tragjik të ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, në aksin Lezhë-Shkodër.

Viktimë ka mbetur shtetasi Zef Stena, 61 vjeç,  nga Torovica e Lezhës, që ishte duke ecur me motor.

Ky i fundit u përplas me një makinë e cila drejtohej nga M.SH, i cili më pas është shoqëruar në polici për sqarime.

Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit. /k.k/noa.al/

Makina përplaset me motorin në Lezhë-Shkodër, humb jetën një person