Transmetuar më 09-11-2019, 21:03

Skuadra e Bayern Munchen ka marrë një fitore me vlerë pasditen e sotme, përballë një kundërshtari direkt.

Bavarezët mundën Borusian e Dortmundit me rezultatin e thellë 4-0, në ndeshjen e vlefshme për Bundesligën gjermane.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultatin 1-0, pas një goli të bukur të reailzuar me kokë nga Lewandowski.

Golat e tjerë për Bayern erdhën sërish nga Lewandowski, Gnabry dhe një autogol nga Hummels.

Me këtë fitore, Bajerni ngjitet në vendin e tretë në renditje, ndërsa Dortmund pozicionohet në të pestin./a.k/noa.al/