Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja, ka bërë publike ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat me Andorrën dhe Francën.
Në listë bie në sy se janë plot 26 lojtarë të grumbulluar, si dhe 8 të tjerë të gatshëm, në rast të ndonjë dëmtimi apo largimi të lojtarëve të thirrur. Ndërkohë, ka edhe 5 lojtarë të cilët nuk ia kanë dalë dot për arsye dëmtimi.
Tre portierët janë Berisha, Hoxha e Strakosha, ndërkohë Selmani mbetet për Alban Bushi te Shpresat. Risi në sulm është lojtari i Hibernian në Skoci, Florian Kamberi, për të cilin po punohet edhe për dokumentacionin, të jetë gati për aktivizim. Rikthehet Myrto Uzuni, që në tetor u la në listën e pritjes. Ndërkohë, emrat e tjerë në vijën e parë janë Balaj, Roshi, Manaj e Seferi.
Një shpjegim edhe për 5 lojtarë që nuk janë thirrur, të cilët mungojnë për arsye dëmtimi. Mavraj, Kumbulla, Abrashi, Sadiku e Cikalleshi, nuk do të kenë mundësi që në këto dy ndeshje të japin kontributin e tyre për Kombëtaren. Më poshtë, lista e plotë e publikuar nga Edi Reja.
LISTA E KOMBËTARES PËR NDESHJET NDAJ ANDORRËS DHE FRANCËS
PORTIER: Thomas Strakosha (Lazio), Etrit Berisha (SPAL), Alban Hoxha (Partizani)
MBROJTËS: Elseid Hysaj (Napoli), Berat Djimsiti (Atalanta), Kastriot Dermaku (Parma), Enea Mihaj (PAOK), Ermir Lenjani (Sion), Frederic Veseli (Empoli), Ardian Ismajli (Hajduk Split), Lorenc Trashi (Partizani), Hysen Memolla (KPV)
MESFUSHORË: Taulant Xhaka (Basel), Keidi Bare (Malaga), Klaus Gjasula (Paderborn), Kristi Qose (Ruzomberok) , Odise Roshi (Akhmat Grozny), Ledian Memushaj (Pescara), Lindon Selahi (Tëente), Ylber Ramadani (Velje BK), Emanuele Ndoj (Brescia)
SULMUES: Bekim Balaj (Sturm Graz), Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb), Rey Manaj (Albacete), Taulant Seferi (Xamax), Florian Kamberi (Hibernian)
LISTA E PRITJES: Gentian Selmani (Menemenspor), Endri Çekiçi (Olimpija Ljubjana), Ivan Balliu (Almeria), Naser Aliji (Honved), Giacomo Vrioni (Cittadella), Ergys Kaçe (AEL), Armando Broja (Chelsea), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb)
TË DËMTUAR: Marash Kumbulla (Hellas Verona), Mërgim Mavraj (Greuther Furth), Armando Sadiku (Mallaga), Sokol Cikalleshi (Akhisarspor), Amir Abrashi (Freiburg).