Transmetuar më 10-11-2019, 16:17

Ndeshja në çal u vendos nga një 11-metërsh. Në 62’ Teko kthen topin në zonë, aty ku Teqja ndërhyn por topi i përplaset në dorë dhe gjyqtari Hamiti nuk kishte dyshime për penallti.

Nuabueze e kthen atë në gol, duke i dhënë tre pikë të çmuara Laçit.

Laçi me këtë fitore u ngjit në kuotën e 19 pikëve, aq sa ka Bylis i vendit të dytë, një më pak se Partizani.

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, pas humbjes nuk i kurseu kritikat nga gjykimi.

-“Jemi goditur në momentin më të mirë, e dija para ndeshjes se duhej të ishim të kujdesshëm, pasi edhe në fazën e parë nuk na dhanë penallti. Sot e humbëm me penallti. Pavarësisht mungesave skuadra tregoi karakter, më vjen keq se duhej të kishim dalë me pikë”, theksoi Duro.

“Këto penallti jepen në Laç, në fushë tjetër nuk do jepej. Por po bëhet rrugë, në Ballsh Durrës, këtu, janë pikë që i kemi humbur”.

“Këto janë ndeshje që zgjidhen me situatë të veçanta dhe nuk mund të shkosh 10 herë te porta e Laçit. Nuk shfrytëzuam situatën, u zgjidh me penallti. Jam i kënaqur pavarësisht mungesave Limaj, Shkurtaj Musolli, Abazaj, por luajtëm mirë dhe mbuluam mirë”.

“Edhe penalltitë quhen gola por sulmuesi kryesor i tyri nuk goditi asnjëherë portën. Unë nuk i ul vlerat e Laçit, është kompakt dhe ka ekip të mirë, por më vjen keq për veten time. Nuk çfarë t’iu them çunave sepse janë të mërzitur”, shprehet Shpëtim Duro.

Java e 12-të/ Laçi-Kukësi 1-0

Shënues: 63’ Nuabueze (11-m)

Laçi: Stazhila, Fangaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nuabueze.Trajner: Armando Cungu

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Kotobelli, Lulaj, Et’hemi, Rroca, Kitanovski (Musta 65’), Gavazaj, Daku.Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigers Çokaj, Erind Burgu, Renato Malaj;

/NOA.al