Transmetuar më 10-11-2019, 17:21

Spanja voton këtë të diel për të dytën herë brenda këtij viti, për të zgjedhur parlamentin e ri.

Asnjë nga partitë parlamentare nuk siguroi shumicën qeverisëse në zgjedhjet e Prillit. Për më tepër, përpjekjet për formimin e një koalicioni pas-zgjedhor dështuan, çka çuan në zgjedhje të reja.

Ashtu si në zgjedhjet e kaluara, sondazhet parashikojnë fitoren e socialistëve të Kryeministrit në detyrë Pedro Sançez, të cilët sërish pritet të mos marrin numrin e nevojshëm të deputetëve për të formuar të vetëm qeverinë e re.

Por parashikohet që numri i deputetëve të tyre të tkurret.

Terren pritet të fitojnë konservatorët e Partisë Popullore si dhe lëvizja e të djathtës radikale Vox, të cilët parashikohen të renditen të tretët në këto zgjedhje. P

E djathta në përgjithësi po fiton terren, e ndihmuar edhe nga aktet e dhunës në protestat e muajit të kaluar në rajonin e Katalonjës. Për shumë arsye, zgjedhjet parlamentare në Spanjë vlerësohen si vendimtare mbi të ardhmen e spanjollëve, në katër vitet e ardhshme./NOA.al