Transmetuar më 11-11-2019, 14:10

“Emmanuel Macron i ka hapur derën Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor”. Paralajmerimi ka ardhur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke folur ne 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, teksa i është referuar vendimit për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“BE kishte kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha”- ka thene ajo, raporton Express.co.uk.

Ursula von der Leyen u kërkoi liderëve të Unionit që të fillojnë menjëherë bisedimet e pranimit. "Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit."

Ajo tha se, liderët e BE kanë vonuar mundësinë e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që prej 2003.

Ajo pretendoi se Rusia ose Kina mund të plotësojnë boshllëkun nëse BE nuk është e pranishme në këtë rajon.

“Nëse Brukseli nuk ofron një perspektivë europiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor "të tjerët do të mbushin boshllëkun – Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite”, tha ajo./b.l/noa.al/