Transmetuar më 11-11-2019, 16:25

Shkollat e reja që do të ndërtohet në kryeqytet jepen me koncesion. Bashkia e Tiranës ka shpallur fituesit e katër prej tyre.

Kontrata duhet ekzekutuar brenda 7 vitesh e 18 muajsh, ndërkohë që shkollat do të ndërtohen në njësinë administrative numër dy, numër tetë dhe në Dajt.

Rreth 1 miliardë e shtatëqind milion lekë pa TVSH do të kushtojnë katër shkollat e reja që do t’i shtohen Tiranës.

Ato do të ndërtohen nga bashkimi i operatorëve ekonomikë; “Alba Konstruksion”, “Fusha”, “Ed Konstruksion”,  “A&E Engineering”, “Son Engineering and Construction”  dhe  “Erzeni” .

Bashkia e Tiranës njofton se ka pranuar ofertën për procedurën e Partneritetit Publik-Privat bërë nga këto operatorë.

Kontrata koncesionare ka për objekt, projektimin, financimin, ndërtimin, mobilimin, mirëmbajtjen, mbikëqyrjen dhe kolaudimin e katër objekteve arsimore në zonën "Tirana 4".

Afati i negocimit të saj sipas bashkisë së kryeqytetit është dy muaj./NOA.al