Transmetuar më 11-11-2019, 19:17

UEFA ka zbuluar në një farë mënyre se ku do luhet ndeshja Shqipëri-Francë.

Në faqen zyrtare të qeverisë së futbollit shkruhet emri i stadiumit “Arena Kombbëtare”.

Mesa duket, UEFA ka pritur edhe ndeshjen testuese ditën e djeshme, mes femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë, ku delegatët kanë mbetur të kënaqur me kushtet për stadiumin.

Mbetet për t’u parë gjithsesi nëse do ketë “surpriza” të tjera se ku do luhet ndeshja e 17 nëntorit. /k.k/noa.al/